POLITIKA E CILËSISË
POLITIKA E CILËSISË
NOA CONTROL është e përkushtuar të jetë një kompani udhëheqëse në inspektimin, testimin, dhe çertifikimin e personave dhe një referencë për cilësinë dhe integritetin në Shqipëri, duke ofruar shërbimet më të mira për klientët tanë në aktivitetet përkatëse të vlerësimit të konformitetit, bazuar në akreditim dhe përmes personelit mjaft teknik dhe të motivuar.
NOA CONTROL angazhohet:
- Të ofrojë shërbime të nivelit më të lartë, duke vendosur si prioritet kryesor efikasitetin maksimal.
- Të garantojë cilësi dhe produktivitet të lartë në shërbime, me synim arritjen e suksesit financiar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të kompanisë.
- Të zbatojë në mënyrë rigoroze kërkesat ligjore, rregullatore dhe kontraktuale për të gjitha shërbimet e ofruara.
- Të arrijë nivelet më të larta të kënaqësisë së klientit dhe të kontribuojë në zhvillimin, efikasitetin dhe produktivitetin e tyre.
- Të ruajë dhe forcojë pozicionin si një “Partner i besuar” për klientët dhe autoritetet që kërkojnë akses në të dhënat e saj.
- Të sigurojë që të gjitha shërbimet zhvillohen sipas standardeve më të larta profesionale, etike dhe teknike.
- Të garantojë cilësi maksimale duke respektuar kushtet mjedisore dhe duke eliminuar rreziqet për sigurinë dhe shëndetin në punë, përmes përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve dhe aktiviteteve.
- Të zbatojë vazhdimisht praktikat më të mira dhe të respektojë procedurat e auditimit, kontrollit teknik dhe certifikimit, si bazë për ruajtjen dhe zbatimin e standardeve.
- Të sigurojë transparencë të plotë duke publikuar informacion mbi certifikimet, formularët e aplikimit, procedurat e apelimit/ankesave dhe elementë të tjerë të sistemit të menaxhimit të cilësisë, në formë elektronike (email, faqe interneti) ose të shkruar.
- Të menaxhojë konfliktet e interesit dhe të garantojë paanshmërinë, konfidencialitetin dhe objektivitetin në proceset e inspektimit, certifikimit dhe testimit.
- Të forcojë ndërgjegjësimin, aftësimin dhe kompetencën e personelit, si dhe të nxisë dialogun me kontraktorët e jashtëm, klientët dhe komunitetin.
Politika e Cilësisë i komunikohet të gjithë personelit, i cili e zbaton këtë në aktivitetet e tyre të përditshme për të siguruar shërbim të qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë.