Politika e Cilesise

 

Shoqëria “Noa Control” shpk, Tiranë do të jetë e angazhuar të arrijë dhe të mbajë një standard të lartë profesional të cilësisë në të gjithë aspektet e punës në shërbim të klientëve në kohë dhe në cilësi, duke përmbushur të gjitha kërkesat përkatëse ligjore si dhe politikën e saj të sigurisë e mjedisit gjatë kryerjes së aktiviteteve për të cilat është akredituar ose dhe miratuar. NOA CONTROL ka krijuar, mirëmbajtur dhe përmirësuar vazhdimisht sistemin e menaxhimit sipas rishikimit të fundit të ISO/ EC 17025, ISO/IEC 17020, ISO/IEC 17024 dhe të gjitha standardeve të tjera të zbatuara dhe kërkesave të trupës tonë të akreditimit dhe miratimit. Ne bëjmë përpjekje të mëdha për të ruajtur paanshmërinë dhe integritetin operacional të analizës në përputhje me dispozitat e ligjeve kombëtare dhe ISO/ EC 17025; ISO/ IEC 17020; ISO/IEC 17024 dhe të gjitha standardeve tjera të aplikuara.

 

  • Shoqëria Noa Control ofron në standarde të larta  në shërbimet  që ofron në mënyrë profesionale, të paanshme, transparente dhe premton përmirësim të vazhdueshëm të performancës së saj në përputhje me standardet dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
  • Qëllimi i sistemit të menaxhimit është të përcaktojë një drejtim standard për ofrimin e një shërbimi për klientët tanë të një cilësie sa më të lartë, duke ndërtuar besimin e konsumatorëve në vlefshmërinë e rezultateve të shërbimeve të Noa Control.
  • Sistemi i menaxhimit siguron vazhdimësi pavarësisht nga ndryshimet në personel apo menaxhim.
  • Dokumentacioni i cilësisë shërben si një mjet komunikimi, si dhe një mjet trajnimi për punonjësit aktual dhe ato të rinj.
  • Stafi i Noa Control i përmbahet një Sistemi të Menaxhimit të Cilësisë rigoroz për të siguruar kënaqësinë e klientit kur përdorin shërbimet tona.
  • Menaxhimi i lartë është i përkushtuar për tu përshtatur me ISO/IEC 17025, ISO/IEC 17020, ISO/IEC 17024 dhe të gjitha standardeve te tjera të zbatuara dhe  kërkesat e akreditimit, metrologjise dhe kalibrimit dhe organeve miratuese. Ne vazhdimisht do të vlerësojmë dhe përmirësojmë efektivitetin e sistemit tonë menaxhimit sipas nevojave.
  • Është shumë e rëndësishme që i gjithë personeli të veproj në përputhje me kërkesat e Sistemit të Menaxhimit, kërkesat e klientëve tanë, si dhe kërkesat e autoriteteve përkatëse rregullatore. Si rrjedhim, i gjithë personeli që kryen aktivitete laboratorike, inspektimi dhe certifikimi personeli duhet të njohë ISO/IEC 17025, ISO/IEC 17020, ISO/IEC 17024 dhe të gjitha standardet e tjera të aplikuara nga kompania, kërkesat e klientëve,  procedurat dhe instruksionet e punës që ndikojnë në cilësinë e punës.
  • Të gjitha aktivitetet e testimit, inspektimit, certifikimit të personelit duhet të kryhen në përputhje me Sistemin e Menaxhimit të kompanisë, metodat e përcaktuara dhe kërkesat e klientëve. Standardi jonë i shërbimeve do të tejkaloj pritshmëritë e klientëve tanë për rezultate të sakta, të përsëritshme dhe të paanshme.
  • Personeli duhet të jetë i aftë për të kryer aktivitetet e testimit, inspektimit, certifikimit të personelit dhe të jetë i paanshëm në vazhdimësi.
  • Noa Control është e përkushtuar për tu siguruar klientëve shërbime me cilësi profesionale shumë të lartë duke siguruar se testimit,  inspektimit, certifikimit të personelit kryhen sipas standardeve të larta të shërbimit për të arritur kënaqësinë e klientëve, saktësinë në rezultat dhe shpërndarjen në kohë të raporteve/certifikatave dhe të arrij ose tejkaloj pritshmëritë e klientëve në vijimësi
  • Noa Control mban marrëdhënie të shëndetshme me klientët duke bashkëpunuar me ta ose me përfaqësuesit e tyre në sqarimin e kërkesave, monitorimin e rezultateve të aktivitetit, etj.
  • Noa Control synon plotësimin e kërkesave ligjore dhe kërkesave të tjera në përputhje me burimet e energjisë në përdorim nga kompania, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit e sigurisë në punë.
  • Noa Control ka qasjen ndaj procesit për të krijuar një sistem analizues nëpërmjet informacionit të dokumentuar.
  • Noa Control përditëson Sistemin Menaxhimit  të cilësisë në kulturën dhe praktikat ditore si një përkushtim afatgjatë kundrejt cilësisë, mjedisit, sigurisë dhe shëndetit në punë, përmirësimit të vazhdueshëm dhe kënaqësisë së palëve të interesuara.
  • Noa Control siguron të kuptuarit dhe përputhjes me kërkesat përkatëse statusore, ligjore, të tjera, rregullatore dhe kontraktuale në funksionet brenda mjedisit të punës, në të cilat aderon.
  • Noa Control ruan burimet natyrore dhe në veçanti energjinë, ujin, lëndët e para dhe promovon zhvillimin e rrethinave natyrale të gjelbra. Bashkëpunon me furnitor që sigurojnë materiale dhe pajisje të testuara për impaktin që ato kanë në mjedis dhe të një sigurie të lartë për punonjësit. Gjithashtu është e orientuar në përdorimin e komunikimit elektronik për shpërndarjen e dokumentacionit, duke eliminuar sa më shumë printimin e tyre për mbrojtjen e pemëve dhe mjedisit.
  • Sigurohen rezultate të besueshme në shërbimin e testimit, inspektimit dhe certifikimit nëpërmjet praktikave profesionale për të gjitha shërbimet e ofruara.
  • Noa Control ndërthur teknologjitë dhe metodat e përshtatshme për përmirësimin e cilësisë, eficiencën e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë dhe shëndetin e palëve të treta.
  • Noa Control i paraprin ndryshimeve në të ardhmen, duke vlerësuar rreziqet dhe mundësitë, dhe ndërmarrjen e masave për të Zhdukur, Pakësuar apo kontrolluar rreziqet lidhur me cilësinë, mjedisin, sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Noa Control është e vetëdijshme për mbajtjen e çdo informacioni të klientit që konsiderohet konfidencial dhe informon atë  paraprakisht, pёr informacionin qё ka qёllim ta verё nё dispozicion të autoriteteve publike.
  • Noa Control siguron nëpërmjet ruajtjes së konfidencialitetit të informacioneve të brendshme që zotëron si edhe atyre të jashtme në të cilat kompania ka akses, (informacioneve të klientëve dhe furnitorëve me të cilët kompania bashkëpunon etj).
  • Noa Control siguron që rreziqet ndaj shoqërisë monitorohen dhe rishikohen.
  • Noa Control siguron që janë përcaktuar masat e përshtatshme të kontrollit për cilësinë, mjedisin, sigurinë dhe shëndetin në punë;
  • Noa Control siguron gjetjen së informacionit dhe të gjitha burimeve të nevojshme për të arritur objektivat dhe synimet;
  • Përputhjen me procedurat e punës me vetë-disiplinën dhe mbajtjen e tyre sipas përgjegjësive qe kane;
  • Promovimin sa here qe është e mundur dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme;
  • Forcimin, ndërgjegjësimin, aftësimin dhe kompetencën e punonjësve dhe punonjësve të kontraktuar dhe nxitjen e dialogut me Ofruesit e jashtëm, klientët dhe komunitetin;
  • Rishikimin e vazhdueshëm  të përshtatshmërinë, mjaftueshmërinë, dhe efektivitetit te Sistemit të Integruar të Menaxhimit;
  • Garantimit të disponueshmërisë së informacionit të nevojshëm në proceset e punës brenda kompanisë, kundrejt klientëve dhe ndaj palëve të interesuara në bazë të klasifikimit të tij sipas procedurave të Sistemit të Integruar të Menaxhimit.
  • Këshillimin dhe pjesëmarrjen e vazhdueshme të punonjësve dhe Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, në proceset dhe vendimmarrjet e kompanisë.

 

PAANSHMËRIA

 

  • Menaxhimi kryesor njeh se paanshmëria është shumë e rëndësishme për klientët dhe palët e interesuara dhe përkushtohet për të siguruar paanshmërinë në të gjithë aktivitetin e testimet, kalibrimit dhe inspektimit. Noa Control siguron se testimi, kalibrimi dhe inspektimi janë kryer në mënyrë të paanshme nga detyrimet kontraktuale.
  • Noa Control ka dokumentuar struktura, politika dhe procedura për të menaxhuar paanshmërinë dhe për tu siguruar se aktivitetet përkatëse janë kryer në mënyrë të paanshme.
  • NOA CONTROL  ka krijuar procese për tu siguruar se personeli gjithmonë i kryen shërbimet në mënyrë të paanshme dhe të pavarur. Për të siguruar funksionimin e këtyre proceseve, NOA CONTROL  punon bazuar në konceptin e riskut.
  • Ne ruajmë një prezencë të objektivitetit, pavarësisë, nga konflikti i interesit.Të gjithë punonjësit tanë janë të vetëdijshëm për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre dhe që kërkesa për paanshmëri duhet të mirëmbahet gjatë gjithë kohës për të siguruar që mos të ketë konflikt interesi.
  • NOA CONTROL  mban përgjegjësi për aktivitetet e saj dhe nuk lejon që presionet tregtare, financiare dhe të tjera të ndikojnë në paanshmëri.
  • NOA CONTROL  nuk pranon asnjë shërbim ose ndihmë konsulence që rrezikon paanshmërinë.
  • Rreziqet për paanshmëri identifikohen në mënyrë të vazhdueshme dhe eliminohen/minimizohen nëpërmjet politikave dhe procedurave.

 

KONFIDENCIALITETI

 

  • NOA CONTROL  mban përgjegjësi të plotë për konfidencialitetin e të gjithë informacioneve të marrë nëpërmjet aktivitetit të laboratorit, trupës inspektuese dhe trupes certifikuese të personelit.
  • NOA CONTROL  përkushtohet në ruajtjen e konfidencialitetit të klientëve tanë apo palëve të interesuara dhe çdo informacion i marrë apo krijuar gjatë kryerjes së shërbimit të aktivitetit tonë ose i siguruar nga burime të ndryshme nga klientët, do të konsiderohet si konfidencial.

 

  • NOA CONTROL  nuk nxjerr informacione konfidenciale jashtë NOA CONTROL  pa miratimin paraprak me shkrim nga klienti dhe palët e tjera të interesuara, përveç rastit kur ligji përcakton ndryshe ose për të përmbushur detyrimet ligjore.
  • Noa Control nuk do të zbuloj informacione të tilla për palët e treta, përveçse kur është dhënë miratimi paraprak nga klientët dhe/ose palët e tjera të lidhura, përveçse kur kërkohet nga ligji.
  • Noa Control është e vetëdijshme për mbajtjen e çdo informacioni të klientit që konsiderohet konfidencial dhe informon atë  paraprakisht, pёr informacionin qё ka qёllim ta verё nё dispozicion të autoriteteve publike.
  • I gjithë personeli ynë është i vetëdijshëm se kërkesa për konfidencialitet duhet të mbahet në çdo kohë.

One Team One Dream

0